Çfarë janë implantet dentare?
Implantet dentare janë zëvendësues të qëndrueshëm të rrënjëve të dhëmbëve, të vendosura në mënyrë kirurgjikale në kockën e nofullës për të mbështetur dhëmbë artificialë, që duken dhe funksionojnë si dhëmbët natyralë. Ato janë zgjidhja më moderne dhe afatgjatë për zëvendësimin e dhëmbëve të munguar – nga një dhëmb i vetëm deri te një hark i plotë.
Pse të zgjidhni implantet tek Trust Clinic?
Përdorim i Sistemeve Premium të Implaneve
Në klinikën tonë përdorim vetëm sisteme implantesh të certifikuara ndërkombëtarisht:
• AnyRidge nga MegaGen – një sistem innovativ i certifikuar nga CleanImplant, me dizajn që nxit integrimin e plotë me kockën dhe që siguron stabilitet të lartë edhe në kushte të vështira kockore.
• Straumann® – lider global në implantologji, me mbi 40 vjet kërkim shkencor dhe rezultate të jashtëzakonshme klinike. I konsideruar sistemi më i mirë dhe më i besuar në botë.
Kujdes ekstrem në zgjedhjen e materialeve
Çdo implant që përdorim është i dokumentuar, steril dhe me gjurmueshmëri të plotë – sepse besojmë se pacientët tanë meritojnë vetëm më të mirën.
Certifikim ndërkombëtar nga CleanImplant
Kirurgu jonë është i certifikuar nga organizata ndërkombëtare CleanImplant, e cila kontrollon me imtësi cilësinë e implanteve dentare në nivel mikroskopik dhe garanton përdorimin e implanteve të pastra dhe të sigurta.
Më shumë se një implant – një ndërhyrje me kujdes maksimal
Një nga keqkuptimet më të zakonshme është krahasimi vetëm mbi çmimin e implantit. Por suksesi i një trajtimi me implant dentar nuk varet vetëm nga marka që përdoret, por edhe nga:
Planifikimi i saktë kirurgjikal
Çdo rast trajtohet me analiza 3D, skanime intraorale dhe planifikim të detajuar për të siguruar pozicionimin më të saktë dhe më të sigurt të implantit.
Zbatimi i teknikave sterile kirurgjikale
Ne përdorim protokolle kirurgjikale të avancuara, që minimizojnë rrezikun e infeksioneve dhe rrisin ndjeshëm suksesin afatgjatë të implantit.
Përkushtimi ndaj rezultateve
Ne i qasemi çdo rasti me ndershmëri dhe përgjegjësi maksimale – edhe nëse kjo nënkupton më shumë kohë, më shumë angazhim nga ana jonë, dhe shpesh herë një kosto më e ulët sesa realisht vlerson shërbimi që marrin pacientët tanë.
Zakonisht procesi përfshin 2-3 faza që zgjasin nga 3 deri në 6 muaj, përfshirë vendosjen e implantit dhe kurorës. Dr. Edmond Rama ndjek një protokoll të personalizuar për të siguruar rigjenerimin e duhur të kockës dhe integrimin perfekt të implantit.
Jo. Me anestezi lokale dhe teknologji moderne që përdor Trust Clinic, procedura është minimale invazive. Shumica e pacientëve kthehen në aktivitetet e përditshme që të nesërmen.
Po, një implant zëvendëson dhëmbin nga rrënja deri te struktura dhe nuk dëmton dhëmbët fqinjë. Dr. Edmond Rama rekomandon implantin si zgjidhjen më afatgjatë dhe funksionale për humbjen e një dhëmbi.