Kujdesi Dentar për Fëmijë

Kujdesi Dentar për Fëmijë

Qëllimi ynë është të ndihmojmë çdo fëmijë të hyjë në moshën madhore me zakone të mira orale, kështu që fokusi ynë është në parandalimin dhe edukimin, si një përpjekje bashkëpunuese mes prindërve , fëmijës dhe stafit tonë.

Studimet kanë treguar se sa më e vogël të jetë mosha e fëmijës tuaj kur e çoni në klinikë dentare qoftë edhe vetëm për një kontroll, aq më shumë ka gjasa që ai të ketë një përvojë pozitive dhe të rritet pa frikë nga dentisti.

Shoqërojeni fëmijën tuaj te dentisti sapo të ketë dalë dhëmbi i parë ose para ditëlindjes së tij të parë, në mënyrë që të mësohet me pamjen, tingujt dhe aromën.

Kontrollet e rregullta dentare që në moshë të vogël sigurojnë që fëmija të mos vuajë nga prishja e dhëmbëve të qumështit të pa trajtuar me efekt shkatërruese për dhëmbët e tyre të përhershëm, gjithashtu i mundësojnë dentistit të monitorojë shëndetin oral dhe zhvillimin e fëmijës tuaj për probleme të tilla si thithja e gishtit të madh dhe shtrembërimi i dhëmbëve..
Prindërit luajnë rol kyç në shëndetin oral të fëmijës. Bëhuni një model i mirë për fëmijët tuaj. Disa këshilla për të ndihmuar fëmijën tuaj të ketë një shëndet të mirë oral:

Fëmija duhet të vizitojë dentistin dy (2) herë në vit për një kontroll dhe pastrim nëse është e nevojshme.

Disa trajtime parandaluese  që ne mund të sigurojmë për fëmijët:

FAQ

Rekomandohet vizita e parë rreth moshës 1 vjeç ose sapo të dalin dhëmbët e parë. Kjo ndihmon në krijimin e një përvoje pozitive dhe parandalimin e problemeve që në fazat e hershme. Dr. Edmond Rama është i specializuar për të punuar me fëmijë me kujdes dhe qetësi.

Po, përfshijmë pastrime të lehta, fluorizim, kontrolle rutinë dhe këshillim për ushqyerjen dhe higjienën orale. Qëllimi ynë është të rritet një brez i shëndetshëm që nuk ka frikë nga dentisti.

Me një qasje pozitive dhe të qetë! Ne në Trust Clinic bëjmë vizitën argëtuese, me komunikim të thjeshtë dhe dashamirës. Prindërit janë të ftuar të jenë pjesë e procesit për të krijuar besim tek fëmija.

PËR MË SHUMË INFORMACION LIDHUR ME KËTË TRAJTIM