Në Trust Clinic, ne e kuptojmë se një buzëqeshje e shëndetshme dhe një lëkurë që shkëlqen janë jo vetëm pasqyrë e kujdesit personal, por edhe burim i vetëbesimit. Besojmë se mirëqenia e përgjithshme nuk është thjesht një çështje e pamjes së jashtme, por një harmoni e brendshme që reflektohet në çdo aspekt të jetës së një personi.
Përmes një qasjeje të përgjegjshme dhe të ndërtuar me kujdes, ne kemi angazhuar një ekip të ekspertëve të specializuar që punojnë ngushtë me çdo pacient për të ofruar një përvojë të personalizuar dhe të plotë.
I diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë Tirane – dega stomatologji në vitin 2008, I apasionuar pas punës së tij, doktor Edmond Rama ofron shërbime dentare të përgjithshme dhe të avancuara me cilësi të lartë në një mënyrë të qetë dhe të kujdesshme. Qellimi i tij në klinikën Trust është të nxisë një atmosferë ftuese dhe relaksuese, ku nevojat e pacientëve janë prioritare, duke i lejuar ata të marrin vendime dhe zgjedhje të informuara për shëndetin e tyre oral.
Dr. Adela është një nga shtyllat e rëndësishme të klinikës sonë, me një qasje të qetë, të përkushtuar dhe shumë të kujdesshme ndaj pacientëve të çdo moshe.
Dr. Adela ndjek gjithashtu pacientët që janë në trajtim ortodontik (me aparate ose maskerina), duke qenë në bashkëpunim të vazhdueshëm me Dr. Edmondin për planifikimin dhe ndjekjen klinike të këtyre trajtimeve. Është e njohur për komunikimin e hapur dhe aftësinë për të qetësuar edhe pacientët më të ndjeshëm.
Dr. Klea është një prani energjike dhe e përkushtuar në ekipin tonë. Ajo ofron të gjitha shërbimet bazë të stomatologjisë, me një përqendrim të veçantë në dentistrinë preventive dhe kujdesin rutinë.
Shpesh, ajo pret pacientët për pastrime dentare në të njëjtën ditë, falë një orari të dedikuar dhe fleksibil. Në këtë mënyrë, mund të vini në klinikë për një pastrim edhe duke rezervuar vetëm pak orë përpara.
Dr. Klea është gjithashtu asistente e besuar e Dr. Edmondit në procedurat kirurgjikale dhe mbi implante – një fushë që ajo synon ta thellojë edhe më tej në trajnimet e ardhshme. Aftësia e saj për të kombinuar profesionalizmin me një qëndrim të ngrohtë e bën shumë të preferuar nga pacientët.