Dhëmbët e pjekurisë, të njohur edhe si molarët (dhëmballët) e tretë, shpesh duhet të nxirren për shkak të problemve të ndryshme të tilla si prishja, grumbullimi ose mospërputhja e mundshme.
Dhëmbët e pjekurisë shpesh shkaktojnë dhimbje, infeksione, ose shtypje të dhëmbëve të tjerë. Nëse ndjeni presion ose dhembje në fund të nofullës, Dr. Edmond Rama do të vlerësojë me radiografi nëse ekstraktimi është i nevojshëm për të shmangur komplikimet.
Jo gjithmonë. Në Trust Clinic, kemi përvojë me heqjen e dhëmbëve të pjekurisë – qoftë të dalë plotësisht apo të mbetur brenda mishit. Procedura kryhet me kujdes maksimal, anestezi lokale dhe në disa raste sedacion, për një përvojë pa stres.
Rikuperimi zgjat zakonisht 2-5 ditë. Pas çdo ndërhyrjeje, Dr. Rama jep udhëzime të detajuara për kujdesin pas operacionit dhe është gjithmonë në dispozicion për çdo shqetësim.