Mishrat e dhëmbëve: Çfarë tregojnë për shëndetin dhe si kujdesesh siç duhet

A e di që mishrat e dhëmbëve mund të tregojnë më shumë për shëndetin tënd sesa vetë dhëmbët?

Lexo këshillat e Dr. Edmond Ramës nga Trust Clinic, klinika dentare në Tiranë, për kujdesin ndaj mishrave.

Pse nuk duhet ti injorosh mishrat e dhëmbëve?

Shumë njerëz e lidhin kujdesin dentar vetëm me dhëmbët. Por e vërteta është që mishrat e dhëmbëve janë baza ku mbështetet çdo gjë. Nëse nuk janë të shëndetshëm, as dhëmbët nuk do zgjasin shumë.

Në Trust Clinic, e theksojmë gjithmonë rëndësinë e trajtimit të mishrave me të njëjtën vëmendje si dhëmbët. Sepse një buzëqeshje e shëndetshme nuk nis nga zbardhimi, por nga baza – mishrat.

Shenjat që tregojnë se ke probleme me mishrat

Mos i injoro simptomat e mëposhtme:

⦁ Gjakderdhje gjatë larjes së dhëmbëve
⦁ Erë e keqe e gojës
⦁ Mpirje ose ndjeshmëri
⦁ Enjtje ose mishra që tërhiqen

Këto mund të jenë shenja të gingivitit apo sëmundjeve të tjera të mishrave, që nëse nuk trajtohen, mund të çojnë në humbje të dhëmbëve.

Shkaqet më të zakonshme të inflamacionit të mishrave

Sipas Dr Edmond Ramës, këto janë faktorët që ndikojnë më shumë:

⦁ Mungesa e rutinës së higjienës orale
⦁ Grumbullimi i gurëzave dhe cipave
⦁ Ushqyerja me sheqerna dhe ushqime të përpunuara
⦁ Pirja e duhanit
⦁ Moskryerja e kontrolleve të rregullta dhe pastrimeve profecionale në klinikë

Si kujdesesh për mishrat në mënyrë të sigurt?

Në Trust Clinic, pacientëve u mësohet një rutinë e thjeshtë por efikase:

⦁ Larja dy herë në ditë me furçë
⦁ Përdorimi i fillit dentar çdo mbrëmje
⦁ Shpëlarja me shpëlarës pa alkool
⦁ Pastrim profesional çdo 6 muaj

Ky kujdes minimal shmang trajtime të kushtueshme dhe ruan mishrat të shëndetshëm për vite me radhë.

Pse pacientët zgjedhin Trust Clinic?

Në një treg me shumë klinika dentare në Tiranë, Trust Clinic dallohet për përkujdesjen, transparencën dhe qasjen e personalizuar. Nën drejtimin e Dr Edmond Ramës, klinika ka ndërtuar një emër për cilësi dhe etikë.

Pacientët nuk duhet të vijnë vetëm kur u dhemb dhëmbi. Ata duhet të vijnë që të mos i dhemb kurrë.
— Dr Edmond Rama, Trust Clinic

 

Konkluzion

Shëndeti i mishrave është një pasqyrë e drejtpërdrejtë e shëndetit të gojës dhe më gjerë. Mos prit që të shfaqen problemet – vepro sot. Bëj një kontroll të thjeshtë në Trust Clinic, një nga klinikat dentare më të besuara në Tiranë, dhe ndihu i sigurt për buzëqeshjen tënde.